Racizëm e spektakël në derbin e Madridit, “kjo është shoqëria që kemi”!

Derbi u luajt në fushë, por edhe jashtë saj. Nuk mund të jetë ndryshe kur përballen Atletiko dhe Reali, sidomos në fushën e ekipit të njerëzve të thjeshtë të Madridit. Fitorja 2-1 e kampionëve të Spanjës dhe të Europës u la jo pak në plan të dytë nga sharjet dhe reagimet e tifozëve vendas. Një pjesë e mirë e përkrahësve të Atletikos u shprehën qartë pa nisur mirë ndeshja duke mallkuar rëndë sulmuesin brazilian të Realit, Vinisius, me thirrjet “Vinisius, ti je një majmun” apo “Vinisius, ti duhet të vdesësh”. Më pas, ndërsa Reali shënoi golin e parë me Rodrigon, dhe bëri kërcimin që ka sjellë polemika bashkë me lojtarët e tjerë, nga tribunat e stadiumit “Uanda Metropolitano” hodhën sende të forta, deri edhe një shishe e rrezikshme qelqi e një pijeje alkoolike. Padyshim që komisionet e disiplinës në La Ligë do të gjobisin e marrin vendime, por realiteti në Madrid e në Spanjë është ky.

Sfidanti.al