Gasperini si në Xhiron e Italisë: Atalanta, ta mbajmë sa më gjatë Fanelën Rozë!

Në të vërtetë, është një bluzë që janë të detyruar ta ndajnë me Napolin, ose madje edhe t’ia japin ekipit të Luçiano Spaletit për ta pasur të veshur në trup. Gara për titull, apo për momentin për kreun, në Serinë A, po komentohet sikur të ishte konkurrimi në Xhiron e Italisë, të paktën siç shprehet trajneri I Atalantës, Xhampiero Gasperini. Pas fitores së rëndësishme 1-0 në fushën e Romës, tekniku bergamask deklaroi në formë çiklistike se “duam që Fanelën Rozë ta mbajmë sa më gjatë që të jetë e mundur”. Në atë kohë, Napoli nuk kishte luajtur me Milanin, dhe Atalanta ishte në vend të parë. E vërteta është që skuadra e Berat Gjimshitit (nuk luan për shkak dëmtimi) është habia e vërtetë e sezonit në Itali, edhe më shumë sesa Napoli sepse nuk konsiderohej e fortë sa duhet për të synuar vendet e larta.

Sfidanti.al