Nuk e ka një Haland, por Arsenali duket sërish ai i kohëve të Vengerit!

Në 2004 titulli u fitua nga një skuadër që mori emrin “Të Pathyeshmit”. Arsenali i drejtuar nga trajneri Arsen Venger triumfoi në Premier Ligë 18 vjet më parë pa pësuar asnjë humbje, dhe që atëherë nuk ka ngritur kokë, por duket se situata po ndryshon. Fitorja 3-0 në fushën e Brentfordit ishte e tillë që bëri shumë përshtypje ndërsa golat u shënuan nga Saliba, Gabriel Zhezus dhe Fabio Vieira. Në fushë ishte ish-kapiteni Granit Xhaka që mori një karton të verdhë, ndërsa “topçinjtë” kanë 18 pikë duke qenë në krye të renditjes. Arsenali ka 1 pikë më shumë se Man. Siti dhe Totenhemi ndonëse nuk ka një Erling Haland apo një Harri Kejn. Trajneri i Brentfordit, Tomas Frank, deklaroi se “Arsenali është pretendent për titull”, ndërsa Mikel Arteta tha thjesht se “jam shumë i lumtur që kryesojmë renditjen”.

Sfidanti.al