Klaus Gjasula aktivizohet si mbrojtës te Darmshtati në Bundesligën 2!

Është aktivizuar në vazhdsimësi dhe të paktën formën duhet ta ketë të mirë. Klaus Gjasula mbetet lojtar i rëndësishëm në nivelin e dytë të futbollit gjerman edhe pse po i afrohet moshës 33-vjeçare, ndonëse notat e tij nuk kanë qenë maksimale. Mesfushori kuqezi pritet të jetë në rol mbrojtës në ndeshjen e sotme të Bundesligës 2 në fushën e vet ndaj Nyrembergut. Gjasula ka luajtur në të 7 ndeshjet e deritanishme në kampionat dhe ka marrë notën jo edhe aq të mirë 3.36, duke shërbyer 1 asist. Darmshtati është në vendin e katërt në renditje me 15 pikë në 8 ndeshje, një ecuri pozitive në tërësi dhe që e bën ekipin e shqiptarit pretendent për t’u ngjitur në Bundesligë.

Sfidanti.al