Pioli pa dyshime: Nëse jemi në maksimum, s’ka rëndësi nëse luajmë në Europë apo Itali!

Deri tani, për ekipin e tij, është thënë se ia ka marrë dorën Serisë A, aq sa e ka fituar dhe cilësohet favorit për ta marrë titullin përsëri. Po ashtu, është thënë se Milani ende nuk është për Europë, që do të thotë për Champions, ndërsa sezonin e kaluar u eliminua në grup. Ky sezon nisi me një barazim 1-1 jashtë fushe në Salcburg, dhe shqetësimi ekziston ende që skuadra e trajnerit Stefano Pioli nuk e ka ende “kostumin” e duhur për Ligën e Kampionëve. “Rëndësi ka që të luajmë në maksimum, – thotë Pioli, – nëse e bëjmë këtë, nuk ka rëndësi se ku është ndeshja, në Itali apo në Europë”. Pra, Milani mund të pretendojë shpejt që të fitojë edhe titullin kontinental, siç bënte dikur në vitet 60-të, 80-të, 90-të apo vitet 2000.

Sfidanti.al