Paralajmërimi i Tomas Mylerit: Jam i zemëruar për herë të parë këtë sezon!

Bajerni u ndal sërish në kampionat dhe mbeti prapa kreut, ndërsa nuk pati vazhdimësi pas fitores dhe dominimit në Milano ndaj Interit në Champions. Shtutgarti u tregua “arrë e fortë”, edhe pse bavarezët krijuan dyfishin e rasteve në barazimin 2-2. “Jam i zemëruar për herë të parë këtë sezon, – tha Tomas Myleri, duke nënkuptuar se këtë radhë ekipi i trajnerit Nagelsman nuk ishte aty ku duhet, – ne duhet të japim gjithçka, pavarësisht nëse ka 3 ndeshje në javë. Ne jemi Bajerni. Në 10 minutat e fundit duhet të bëjmë më shumë, të mos i lëmë ekipet të gjuajnë në zonën tonë. Këtë herë, ne e flakëm tej fitoren. Nëse duam që të ngjitemi në krye të Bundesligës madje sa më shpejt, dhe ky është synimi ynë, atëherë duhet të analizojmë veten”.

Sfidanti.al