Në një rast të tillë, ose njëri, ose tjetri duhej të kishin hapur rrugë. Ose djali të ishte shmangur nga konflikti me atë që e ka lindur, ose nëna të kishte bërë atë që bëjnë zakonisht prindërit, të mos i dilte kundër dëshirës së dashurisë më të madhe të njeriut, fëmijës së tij. Fjala është për konfliktin me Luka Donçiçit dhe mamasë së tij, Mirjanës, për të drejtat e imazhit të basketbollistit të Sllovenisë dhe të Dallasit në NBA. Deri tani, të drejtat e imazhit janë kontrolluar nga mamaja, por Donçiç tani dëshiron që kjo të ndryshojë dhe mesa duket do të shkohet në gjyq.
Sfidanti.al