Janë 40 milionë euro dhe nuk bëhen “hasha”. Klubi katalanas vazhdon të ketë nevojë të ngutshme për çdo “centezëm” që mund të fusë në arka, dhe mezi pret që Atletiko t’i paguajë 40 milionë eurot për kartonin e Antuan Grizmanit. Marrëveshja mes klubeve dihet që është ajo që sulmuesi francez duhet të luajë 50 për qind të kohës që Atletiko të paguajë këtë shumë, por klubi madrilen nuk dëshiron të humbasë kaq shumë para. Kjo ka bërë që Grizmani të luajë vetëm 30 minuta në çdo ndeshje. Trajneri Simeone ka pranuar indirekt se kjo nuk ka arsye sportive, duke thënë se “unë jam njeri i klubit”. Barcelona pritet të denoncojë sjelljen e Atletikos në gjykatat sportive, pra skandali “Grizman” është gati për të shpërthyer.
Sfidanti.al