Armando Broja humb duelin e shqiptarëve me Arijan Ademin

Njëri është me origjinë nga Shqipëria, por lindur e rritur në Britaninë e Madhe. i dyti është shqiptar i Maqedonisë (së Veriut) dhe “shtyllë” prej shumë vitesh e Dinamos së Zagrebit, derisa tani mban shiritin e kapitenit. Armando Broja dhe Arijan Ademi krijuan një dyshe shqiptare, një duel në stadiumin “Maksimir” të kryeqytetit të Kroacisë, ndonëse kjo ndodhi vetëm që nga minuta e 59-të kur Broja u hodh në fushë. Sulmuesi kuqezi zëvendësoi Obamejangun dhe në aq kohë sa pati në dispozicion rrezikoi me një gjuajtje në pozicion të brirët, ndaluar nga portieri Livakoviç. Ademi gjithashtu provoi një gjuajtje të grushtuar nga portieri londinez Kepa. Në përfundim, kapiteni i kroatëve e fitoi duelin sepse Dinamo e mundi Çelsin 1-0.

Sfidanti.al