Ka qenë vërtet një “dashuri” e gjatë, e cila mori fund papritur e pakujtuar. Kilian Mbape dhe Reali i Madridit u dukën sikur ishin të lindur për njëri-tjetrin, dhe kjo duket edhe më shumë tek lajmet se sulmuesi i Francës kërkoi nga kompania EA Sports që ta krijonte figurën e tij me fanelën “merenges” në lojën elektronike të FIFA-s. Videoloja “FIFA ‘23” është ajo që u jep mundësi tifozëve, sidomos fëmijëve, që të luajnë në kompjuter lojë futbolli virtuale duke zgjedhur lojtarët. Gjithsesi, në fund, ai bëri një kthesë 180-gradëshe duke i habitur të gjithë e duke i hapur punë kompanisë që punon për FIFA-n.
Sfidanti.al