Sa shumë alternativa ka Ten Hagu tek Mançester Junajtidi!

Imagjinoni një ekip ku trajneri hedh në fushë në pjesën e dytë Kristiano Ronaldon, Harri Megajerin, Fredin dhe Kasemiron! Këta lojtarë janë titullarë apo kapitenë në ekipet e tyre kombëtare si Portugalia, Anglia e Brazili, dhe që kanë shkruar jo pak histori futbolli sidomos CR7 apo ish-mesfushori i Realit. Trajneri i Mançester Junajtidit, Erik Ten Hag, i pati që të gjithë në stol, e po ashtu la pa aktivizuar lojtarë të tjerë mjaft të mirë si Ljuk Shou, Lindelof apo Elanga. Kjo tregon se shpenzimet e mëdha të bëra këtë verë nga Junajtidi kanë dhënë rezultat në atë që në ekip ka konkurrencë dhe që trajnerit nuk ka frikë nga ngarkesa e sezonit, dëmtimet apo pezullimet. Ja ekipi që ishte në fushë dhe që u aktivizua ndaj Arsenalit:

Man. Junajtidi (4-2-3-1): De Gea, Dalot, Varan, Martinez (Megajer 80’), Malasia, Mektominai, Eriksen, Antonio Santos (Ronaldo 58’), Bruno Fernandes, Sanço (Fred 67’), Rashford (Kasemiro 80’).

Sfidanti.al