Spaleti paralajmëron Napolin: Nuk bëhemi të mëdhenj se fituam një herë me Liverpulin!

Ishte një mbrëmje e veçantë për trajnerin me shumë përvojë, por me pak trofe. Luçiano Spaleti gjithmonë është vlerësuar në Itali për futbollin e tij, sidomos kur ishte tek Roma, por asnjëherë nuk është cilësuar në nivelin e një Kapeloje, Ançeloti apo Alegri. Gjithsesi, fitorja 4-1 ndaj Liverpulit bëri që lavdërimet për teknikun e Napolit të ishin të jashtëzakonshme, gati-gati duke e kurorëzuar “perandor”. Njeriu i kujdesshëm Spaleti nuk deshi të nxitohej. “Duhet të jemi të kthjellët, – tha italiani, – është e vërtetë që ndeshja më pëlqeu. Ne luajtëm siç duhet të luajë Napoli ndaj një kundërshtari të madh si Liverpuli, por le të mos rrëmbehemi shumë. Kjo ishte një ndeshje, që ne e luajtëm të përsosur, por kështu duhet të jemi gjithmonë. Duhet ta bëjmë gjithmonë Napolin e duhur”.

Sfidanti.al