Çelsi shpenzon 315 milionë euro, “Boehli, si një fëmijë në dyqanin e ëmbëlsirave”!

Kështu u shpreh opinionisti Geri Nevil, ish-mbrojtësi I djathtë I Mançester Junajtidit. Miliarderi amerikan, Tod Boehli, si pronar “taze” i Çelsit bëri “namin” në tregun e futbollit duke shpenzuar mbi 271 milionë paundë stërlina për të marrë lojtarët, apo rreth 315 milionë euro. Mes lojtarëve të afruar janë Obamejang, Stërling, Kukureja apo Kulibali. Blutë e Londrës thyen rekordin e vendosur nga Man. Siti si klubi që shpenzoi më shumë gjatë një stine verore me 223.7 milionë paundë stërlina në 2017. “Boehli u soll si një fëmijë në dyqanin e ëmbëlsirave”, – tha Nevil, ndërsa mediat angleze shkruajtën se miliarderi amerikan do të kishte shpenzuar edhe më shumë, por nuk mundi t’i merrte të gjithë lojtarët që deshi.

Sfidanti.al