Argjentina ndërpret kampionatin për atentatin ndaj zv. presidentes!

Kristina Kirhner për fat është mirë, madje nuk pësoi asnjë dëm. Kjo sepse atentatorit ndaj saj nuk iu shkrep arma dhe ky ishte fati i zv. presidentes së Argjentinës, ndërsa u sulmua nga një qytetar brazilian. Ky i fundit u arrestua dhe pas hetimeve mund të mësohen shkaqet e përpjekjes për atentat, ndërsa Federata e Futbollit e Argjentinës vendosi që të ndërpriste kampionatin të paktën për këtë fundjavë. Federata thekson se dënon veprimin ndaj nënpresidentes Kirhner, dhe ndërprerja e kampionatit mund të jetë si një veprim për të theksuar se nuk duhet përdorur dhuna.

Sfidanti.al