Mateusi: Inter, mbaje shpresën tek Barela dhe tek … Xheko!

Nëse ka diçka të mirë tek skuadra zikaltër, është ajo që faza sulmuese nuk ka të sharë. Jo vetëm sepse erdhi Romelu Lukaku, por sepse nuk u largua asnjë prej emrave të rëndësishëm me përjashtim të Aleksis Sançezit. Edhe Lotar Mateus, kampion i Italisë me Interin e rekordeve në 1989, mendon se një shtysë e madhe për ekipin e trajnerit Simone Inzagi, do të vijë nga reparti ofensiv. “Nuk duhej dëmtimi i Lukakut, por Lautaro di sesi të godasë, – thotë ish-kapiteni i Gjermanisë, – Lukaku do të kthehet shpejt. Pastaj, mos nënvleftësoni krenarinë e Xhekos, do ta ndihmojë shumë ekipin. Interi mund të mbështetet pa frikë tek Barela, ai mund ta tërheqë përpara”. Mateusi jep një opinion edhe për patriotin e tij, Robin Gosens. “Me gjithë respektin, Atalanta nuk është Interi”, – u shpreh gjermani.

Sfidanti.al