A mundet që Serena Uilliams ta fitojë US Openin?!

Nëse do t’ia dilte, do të barazonte rekordin legjendar të tenistes australiane, Margaret Kërt, që ka 24 Grand Sleme në karrierë. Personaliteti i madh amerikan ka 23, por është duke luajtur pikërisht në një Çmim të Madh si US Openi. Mediat amerikane kaluan në eufori pas fitores së saj të parë në raundin e parë në Nju Jork ndaj rivales Danka Koviniç me rezultatin 2-0 (6-3, 6-3). “Serena nuk mund të hiqet nga lista, – u shkruajt përtej Atlantikut, – nëse do të jetë në formën e duhur, dhe me publikun në mbështetje fanatike, ajo do të jetë një forcë këtu”. Me gjasë edhe lajmërimi se do ta mbyllte karrierën pas US Openit ishte një truk për të fituar më shumë mbështetje, pasi vetë kampionia 40-vjeçare nuk e la të qartë në monologun pas ndeshjes se çdo të bënte në të ardhmen.

Sfidanti.al