Sulmuesi francez ishte protagonist i madh i fitores 3-1 në fushën e Espanjolit duke “zgjidhur një problem të madh”, siç shkruan “Marka”, por gjithsesi “motori” i Realit ishte i përbërë nga lojtarë të tjerë. Çuameni ishte titullar në mesfushë, në vend të Kasemiros së larguar, ndërsa Kamavinga hyri pas pushimit duke zëvendësuar Luka Modriçin. Mediat madrilene i thurin lavde dy mesfushorëve duke i cilësuar si më të fortët fizikisht në botë, që ndihmuan ekipin të arrinte fitoren. Një meritë e madhe i jepet trajnerit Ançeloti me zëvendësimet e tij, por padyshim edhe klubit që ia ka siguruar këta lojtarë.
Sfidanti.al