Vëllezërit Pogba, nga “rrëmbimi i armatosur”, tek “magjia e zezë” kundër Mbapesë!

Një histori mes vëllezërve që mesa duket nuk e kemi dëgjuar kurrë, dhe nuk do ta dëgjojmë në të ardhmen. Pol dhe Matias Pogba janë një gjak, kanë dalë nga barku i një nëne, edhe pse si futbollistë kanë karriera të kundërta. Poli që mbetet në nivelet më të larta me Man. Junajtidin, Juven dhe Francën, dhe Matiasi që luan për ekipe të vogla, por zhurma që ata kanë shkaktuar është tepër e madhe. Poli e akuzon Matiasin se ka qenë pjesë e një grupi të armatosur që e ka rrëmbyer, dhe e ka kërcënuar duke i kërkuar 11 milionë paundë stërlina. Matiasi që përgjigjet se Poli ka zbatuar praktikën e “magjisë së zezë” për të dëmtuar Kilian Mbapenë!!! “Njerëzit duhet ta dinë se nuk ka njeri më pa karakter, më tradhëtar dhe më hipokrit sesa ti në këtë tokë”, – shkruan Matiasi për Pol Pogbanë.

Sfidanti.al