Ishin rezerva për arsye të ndryshme, por së bashku ishin tepër të shtrenjtë diçka që nuk u shpëtoi vëmendjes së mediave anlgeze. Trajneri i Mançester Junajtidit la në stol disa nga lojtarët më të kushtueshëm të ekipit në fitoren 1-0 në fushën e Sauthemptonit në Premier Ligë. Harri Megajer pati kartonin të paguar 80 milionë paundë stërlina, që do të thotë rreth 95 milionë euro në 2019, por qendërmbrojtësi i Anglisë pati probleme gjatë gjithë sezonit të kaluar. Kasemiro u mor nga Reali i Madridit për 70 milionë euro, bashkë me klauzolat, që do të thotë deri në 85 milionë euro, ndërsa Kristiano Ronaldo erdhi vjet nga Juventusi për rreth 15 milionë euro, ndonëse “transfermarkti” e vlerëson kartonin e tij në 30 milionë euro. Për Van De Bekun u paguan mbi 40 milionë euro në 2019, ndërsa u ra dakord që të paguheshin edhe nja 6 milionë të tjerë sipas klauzolave, por holandezi ka luajtur fare pak.
Sfidanti.al