Mediat bavareze e cilësuan pikërisht kështu sfidën në Mynih ndaj Borusias së Mynshengladbahut, që ishte edhe ndalesa e parë e sezonit, për më tepër në Bundesligë. Përfundoi 1-1 në “Alianc Arenë” me Bajernin që bëri gjithçka për të fituar, por portieri Jan Zomer luajti ndeshjen e jetës së tij duke e penguar përfundimisht ekipin e trajnerit Julian Nagelsman. Bajerni pati 19 gjuajtje, 14 ishin në kuadrat si dhe 14 goditje nga këndi ndaj vetëm 1 të Gladbahut, por mezi barazoi në 83’ kur Leroi Sane shmangu humbjen. Miqtë kishin shënuar në fund të pjesës së parë me Markus Turamin, ndërsa Zomer ishte njëlloj si mbrëmjen kur Zvicra eliminoi Francën pas penalltive në Kampionatin Europian. Tifozët dhe mediat bavareze sulmuan gjyqtarin, ndonëse pranuan se “fajtor” për barazimin ishte Zomer. Tomas Myler mund të kishte pasur disa asiste për gola, por Zomer nuk i lejoi, ndërsa Sadio Mane po i shqetëson bavarezët sepse zihet shpesh në pozicion jashtë loje.
Sfidanti.al