Bajerni po shkëlqen, por sërish jep 24 milionë euro për Laimerin

Një mesfushor mund të duhet për bavarezët, edhe pse vështirë se mund të jetë Frenki De Jongu me “targën” 85 milionë euro. Gjithsesi, Bajerni e do edhe një lojtar në qendër të fushës dhe trajneri Julian Nagelsman ia ka kërkuar klubit, për të qenë i mbuluar për çdo të papritur. Ja, Leon Gorecka u dëmtua, dhe kështu mund t’i ndodhë edhe ndonjë tjetri, ndaj vetëm Kimih apo Zabicer nuk mjaftojnë. Për këtë arsye Bajerni jep 24 milionë euro për lojtarin e Lajpcigut, Konrad Laimer. Nga këto 20 milionë të sigurta, plus 2 milionë për fitoren e Bundesligës e 2 milionë për fitoren e Championsit. Kjo është oferta nga Mynihu, ndonëse Lajpcigu kërkon më shumë dhe kartoni i Laimerit është 35 milionë euro. Nëse nuk bihet dakord, lojtari shkon me parametër zero në Bavari verën e ardhshme.

Sfidanti.al