Përse yjeve nuk u pëlqen Anglia? Gratë janë si “porcelan” dhe erret në 2 pas dreke!

Këto fjalë i thoshte disa vjet më parë e shoqja e Angel Di Marisë, ku burri i saj shkoi tek Mançester Junajtidi. Gjithçka përfundoi shumë keq, me yllin argjentinas që luajti shumë pak dhe nuk pati sukses, duke u larguar menjëherë drejt Francës tek Paris SG. Vetë Di Maria ka pranuar se në Angli shkoi vetëm për paratë që i dha klubi i “Old Trafordit”, ndërsa sot është kaq i zemëruar me ish-ekipin e tij saqë e ndryshon stacionin e televizorit sapo Junajtidi shfaqet në ekran. Inati nuk i ka kaluar, ndërsa gruaja e tij, Horgelina Kardoso, tregon: “I thashë Angelit se isha gati të vrisja veten, pasi në Mançester errej që në orën 2 pas dreke, ndërsa gratë angleze dukeshin si prej porcelani”.

Sfidanti.al