Përse presidenti Demi ka injoruar presidentin e madh duke thënë se në FSHF “ca rrugaçë nuk mund të tallen me emrin e Partizanit”?
Sepse presidenti Duka nuk po lodhet duke e dënuar Partizanin, me shpresën se një ditë do të pendohet që zbuloi marifetin e fondit të Solidaritetit…
Përse zotat nëpër zyra ishin zemëruar shumë kur kishin dëgjuar fjalët e presidentit të Laçit se ndeshja Luftëtari –Vllaznia “ është e bërë” dhe golin do ta shënojë Shtubina?
Sepse kanë të drejtë të zemërohen dhe të tërbohen sepse ca secrete duhen mbajtur dhe nuk mund ta marrë veshë edhe populli se kur bëhen golat qysh para ndeshjeve…
Përse në FSHF kanë bërë festë për muajin shkurt , por kanë shumë frikë nga muaji janar?
Sepse pronari i tyre u kishte mbajtur rrogat pa ua dhënë, së fundi vurin dorën në zemër dhe pagoi muajin shkurt, kurse janari duket se ka avulluar në fushatën e tij europiane…
Përse nuk gëzojmë dhe as festojmë me muzikën e njohur “ o sa mirë me qënë shqiptar” me attletët që po befasojnë në Europianin e atletikës në Beograd?
Sepse futbolli është sporti që na merr mëndjen dhe kur golin e ben me dron, edhe pse është një iluzion me top të shfryrë ….
Përse Partizani bëhet keq kur nga pala e Skënderbeut kanë paralajmëruar se ndeshja me Laçin do të jetë një Shën Valentin i vonuar?
Sepse nëse nuk do të besonin Skënderbeun kur flet për Laçin, atëhere loja në Superligë ka dalë nga fiqiri…
Përse ka shumë komente dyshimi për zbarkimin e arbitrave maltezë në kampionatin tonë, ku duke “patur priftin tonë, kemi marrë priftin e keq të fshatit tjetër”?
Sepse, flitet dhe kur flitet nuk është pa gjë, është një pakt që kemi bërë për votën në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, me çunat që drejtojnë futbollin në Maltë…