Nuk mund të lihet pas edhe një Tomas Myler, Manuel Nojer apo Xhoshua Kimih, por këta janë njohje e vjetër e tifozëve. Me largimin e Robert Levandovskit, tregtia e fanelave tek Bajerni po merr hov nga ai që cilësohet si zëvendësuesi i tij, Sadio Mane. Sulmuesi nga Senegali ka vendosur rekorde këtë verë dhe klubi është i kënaqur. Pas tij vjen Xhamal Musiala, ylli i ri dhe tepër i talentuar, që është kthyer në një nga lojtarët kryesorë për trajnerin Nagelsman. Fanelat e tyre nuk kanë numra aq të zakonshëm, nuk janë 7, 9 apo 10. Mane ka numrin 17 në shpinë, ndërsa Musiala 42. Në të vërtetë, tifozët janë mësuar sepse numri i preferuar i Tomas Mylerit është 25.
Sfidanti.al