Trajneri legjendar u paraqit si dëshmitar në gjyqin ndaj ish-futbollistit të tij, dhe i doli në mbrojtje. Sër Aleks Ferguson ishte në seancën e fundit në sallë, ndërsa ish-ylli i Mançester Junajtidit dhe Uellsit gjykohet për agresion ndaj ish-të dashurës, e aty kanë dalë histori të shumta, tradhëti e dashuriçka të Gigsit. Gjithsesi, Fergi tha se “si lojtar, Rajani kishte karakter të mrekullueshëm duke qenë shembull për ekipin”. “Ka ndodhur që i kam bërtitur kur nuk më ka pëlqyer loja e tij, por ai e ka përballuar gjithçka si burrë”, – deklaroi skocezi 80-vjeçar.
Sfidanti.al