Paratë janë të ëmbla, pasi janë të vendosura 70 milionë euro menjëherë për arkat e Realit, dhe shifra mund të arrijë në 85 milionë. Një biznes shumë i mirë me kartonin e një 30-vjeçari, por futbollisti me emrin Kasemiro ka një cilësi të veçantë. Jo më kot, ai quhet “shefi i mesfushës”, dhe largimi i tij mund të krijojë probleme në repartin aq shumë të rëndësishëm. Kjo ndodhi edhe kur u larguan yje të tillë si Shabi Alonso, Redondo apo Makelele, duke prishur ekuilibrat e skuadrës. Mos vallë sërish kështu do të ndodhë me Realin, apo Çuameni e Kamavinga do të arrijnë ta mbajnë barrën?!
Sfidanti.al