S’kanë fund hallet e Barcelonës, Atletiko nuk pranon të paguajë për Grizmanin!

Flitet për 40 milionë euro dhe është një shifër që duket “xhaba” në krahasim me 115 milionë eurot që madrilenët përfituan kur sulmuesi francez shkoi në “Kamp Nou”. Gjithsesi, kohët kanë ndryshuar dhe Antuan Grizmani nuk është ai që ishte në 2019, ndaj edhe Atletiko po bën “naze” për t’i dhënë Barcelonës shifrën që ajo kërkon për kartonin e “gjelit”. Kontrata e ka si detyrim që të paguhen 40 milionë për Grizmanin nëse ai luan 45 minuta në 50 për qind të ndeshjeve në “Uanda Metropolitano”. Gjithsesi, Atleti dëshiron të bisedojë me katalanasit pasi sulmuesi mbush shpejt 32 vjeç dhe investimi nuk do të kishte shpresë për të qenë afatgjatë. Grizmani ka shënuar 160 gola në La Ligë duke qenë në vend të 18-të në renditjen historike.

Sfidanti.al