Ishin katër kategori, dhe në pishinën “Foro Italiko” në Romë dominuan vendasit. Të zotët e shtëpisë, notarët e Italisë triumfuan në Kampionatin Europian të këtij sporti, duke marrë 52 medalje në not, not në qiell të hapur, not artistik, hedhje nga trampolina dhe hedhje nga lartësia. Me 19 të arta, 19 argjendi dhe 14 bronzi, skuadra e Italisë la pas Hungarinë me 9 të arta e 12 medalje gjithsej, ndërsa Britania e Madhe pati 6 të arta dhe 19 medalje. Si sportiste u dallua Marta Fiedina e Ukrainës me 6 të arta në notin artistik, ndërsa italiani Xhorxho Minizini mori 4 të arta. Në not, Nikolo Martinegi i Italisë mori 3 të arta. Italianët janë në vendin e pestë në tabelën e të gjitha kohëve në Europianë, por Rusia është e paprekshme me 400 medalje gjithsej (197 të arta), edhe pse ishte e përjashtuar nga ky kampionat, e bashkë me medaljet e Bashkimit Sovjetik arrin në mbi 660 gjithsej!
Sfidanti.al