Blutë e Londrës dhanë këtë shumë për futbollistin e ri italian, Kazadei, i cili kalon përfundimisht në “Stemford Brixh”. Interi po përballet jo vetëm me kritikat e tifozëve që nuk donin sakrifikimin e talentit të akademisë, por edhe me faktin se e ardhmja duket sërish e vështirë nga ana financiare. Sipas mediave italiane, klubi milanez nuk ka siguri as me 15 milionë eurot e marra për Kazadein se mund ta mbajë mbrojtësin e qendrës, Milan Shkriniar. Drejtuesit kanë kërkuar një bilanc pozitiv financiar, gjë që ende nuk është i arritshëm.
Sfidanti.al