Klopi i heq veshin Juventusit: De Ligti bëhet më lehtë yll tek Bajerni

Trajneri i Liverpulit nuk ka asnjë dyshim për atë që thotë, dhe Bundesligën padyshim që e njeh mirë. Jurgen Klop mendon se Matijs De Ligt ka bërë zgjedhjen e duhur duke shkuar në Mynih, ku po luan mjaft mirë dhe po shprehet se është shumë i kënaqur. “Tek Bajerni bëhesh më lehtë kampion sesa tek Juventusi, – tha tekniku gjerman, – nuk duhet nënvleftësuar shkallja e tërheqjes nga Bajerni dhe nga Bundesliga. Flasim për një klub të madh global, me traditë dhe me financa shumë të shëndosha”.

Sfidanti.al