Ançeloti, i pakënaqur me yjet e rinj të Realit të Madridit

U dha mundësinë për të tregur veten, por hera e parë nuk kaloi siç duhet. Të paktën ky është opinioni i Karlo Ançelotit, pasi Reali mezi fitoi 2-1 në fushën e ekipit të sapoardhur nga kategoria e dytë. Rezultati në La Ligë ishte me përmbysje, ndërsa në formacion ishin Çuameni dhe Kamavinga, por edhe Antonio Rydiger në mbrojtje. Trajneri madrilen e pati fjalën për Çuamenin dhe Kamavingën, ndërsa për Rydigerin dha vetëm lavdërime. Gjithsesi, edhe dy të rinjtë e mesfushës i justifikoi duke thënë se “ata patën dëshirë për të dhënë maksimumin, por nuk arritën dot nivelin që tregojnë në stërvitje, sepse rëndoi aspekti emocional, kjo është normale sepse fanela peshon shumë”.

Sfidanti.al