Golden Stejti do ta mbrojë titullin me “çunat nga Miluoki”!

Zgjedhja e radhës ishte pikërisht e njërit prej tyre. Kampionët në fuqi të NBA-së morën Patrik Balduin Xhuniorin nga Universiteti i Uiskonsinit në Miluoki, ndërsa u kryen përzgjedhjet e kësaj vere. Balduini ishte zgjedhja numër 28 e këtij sezoni dhe pritet që me shtatlartësinë prej 206 centimetrash, e peshën 91 kg, të ketë aftësinë për të luajtur në disa role. “Na pëlqejnë çunat nga Miluoki”, – tha në atë kohë menaxheri i përgjithshëm i ekipit, Bob Majers. Dy djemtë e tjerë nga Miluoki tek Golden Stejti janë Xhordan Pul dhe Kevon Lunej. Tashmë, kampionët kanë 5 basketbollistë me moshë 20 vjeç ose më poshtë, dhe duket se po mendojnë për të ardhmen. Ndihmë e madhe për ekipin do të jetë kthimi nga dëmtimi i Xhejms Uajsmenit, që ishte zgjedhja numër 1 e NBA-së në 2020, por që pati dëmtim të gjatë. Kjo do të jetë mbështetje e fortë për “bërthamën” e ekipit të përbërë nga Kërri, Tompson dhe Grin. Kur këta janë në fushë, Uorriorsët ishin padyshim skuadra më e mirë e NBA-së.

Sfidanti.al