Rudi Fëler mrekullohet nga Bajerni, por Filip Lahm ende ka skepticizëm

Dy emrat e mëdhenj të futbollit gjerman folën për kampionët në fuqi të Bundesligës dhe patën vlerësime të rëndësishme. “Ndeshja ndaj Frankfurtit dhe pjesa e parë në Superkupë ndaj Lajpcigut ishin të një  niveli të pabesueshëm, – tha Rudi Fëleri, sot drejtues tek Leverkuseni, – kur Bajerni hyn në ritmin e vet për kundërshtarët bëhet shumë e vështirë. Unë nuk mendoj se gara për titull këtë vit do të jetë më shumë emocionuese sesa vjet, ndonëse do të ishte mirë për tifozët që të ishte ndryshe”. Filip Lahmi po ashtu vlerësoi rrjedhshmërinë në sulm të Bajernit dhe kundërpresingun, ndonëse theksoi se “ende nuk  e di sesi do të kompensohen 40 golat e sezonit të Levandovskit”.

Sfidanti.al