E diela e “zezë” e Realit, “skartohet” Verner, largohet Fabian Ruiz

Për futbollistin e parë u mendua se mund të vinte në “Santiago Bernabeu”, por kështu nuk ndodhi. Sulmuesi gjerman Timo Verner cilësohej si një zëvendësues i Karim Benzemasë, por tashmë ai po kalon nga Çelsi tek ish-ekipi i tij, Lajpcigu. Goditja e vërtetë për Realin e Madridit vjen nga Franca, pasi Paris SG jepet i pozicionuar shumë mirë për të marrë futbollistin e Napolit,  Fabian Ruiz. Mesfushori është spanjoll dhe pëlqehet shumë nga Karlo Ançeloti, por duket se sheikët janë më përpara, të ndihmuar nga drejtori i ri sportiv, Luis Kampos. “Marka” shkruan se edhe talenti Guiri duket se nuk do të vijë në Madrid, pasi nga klubi i tij, Nica, thonë se Reali nuk  ka bërë asnjë kontakt për të.

Sfidanti.al