“Të duhen edhe 258 gola për të arritur rekordin tim”. Këto ishin fjalët në distancë që Alan Shirer tha për Erling Halandin, pasi norvegjezi realizoi dy herë për Man.Sitin. Sulmuesi 22-vjeçar vendosi ndeshjen e Premier Ligës në Londër ndaj Uest Hemit, ndërsa Shirer beson se ai mund ta thyejë rekordin e tij të golave në kampionatin anglez që është 260 rrjeta. Roi Kin beson se Halandi do ta thyejë rekordin tjetër, atë të Endi Koulit si lojtari që e ka arritur më shpejt kuotën e 50 golave në Premier. Mikah Riçards thotë se norvegjezi do të shkaktojë “tërmet” në kampionat, Geri Linekeri e quan të pandalshëm, ndërsa parashikohet që Halandi nuk do t’i lejojë më ekipet rivale të Sitit që të lënë shumë hapësira nga krahët siç kanë bërë deri tani.
Sfidanti.al