“Mbretërimi” i Ten Hagut tek Man. Junajtidi nisi në mënyrën më të keqe!

Nuk ia vlen të themi se “fillimi është gjysma e punës”. E pamundur të konsiderohet kështu puna e trajnerit Erik Ten Hag, veçse humbja ndaj Brajtonit në “Old Traford” ishte një sinjal se holandezi ka shumë për të bërë. Vetë Ten Hagu e pranoi pas ndeshjes se “kam përpara vetes një punë prej ferri për të bërë, që të ndryshojmë situatën”. Disfata 1-2 e Man. Junajtidit ishte një kontrast tepër i madh me fitoren 2-0 të Man.Sitit në fushën e Uest Hemit duke treguar se diferenca mes dy rivalëve qytetës është ende e madhe. Kritikat ishin tepër të mëdha, dhe ish-kapiteni Roi Kin deklaroi se “dy mesfushorët Fred dhe Mektominai nuk kanë aspak inteligjencë futbolli, dhe Ten Hagu duhet të bëjë ndryshime në këtë repart”. Kristiano Ronaldo këtë herë ishte një figurë periferike pasi u la në stol në nisje, dhe u aktivizua pas pushimit duke mos mundur të shënonte.

Sfidanti.al