Mund të fitohen 130 milionë euro, që nuk janë pak për një klub që ndjen vështirësi financiare, por edhe mund të humbasin dy lojtarë titullarë të padiskutueshëm. Nga Interi mund të largohe (ose jo) Milan Shkriniar dhe Denzen Damfris. Për mbrojtësin sllovak interesimi i Paris SG është i njohur, aq sa arriti një akord me lojtarin, por nuk arriti te kërkesa zikaltër prej 65-70 milionë eurosh për kartonin. Damfris kërkohet nga Çelsi, por tek Interi as nuk e mendojnë largimin e holandezit të krahut për më pak se 50 milionë euro. Blutë e Londrës duan edhe lojtarin e ri, Kazadei, që ka luajtur me Shpresat e Interit dhe për të japin 8 milionë euro.
Sfidanti.al