Reali nuk i luan finalet e mëdha, por i fiton!

Është një skuadër me përvojë shumë të madhe, që ia del edhe duke luajtur mirë, edhe keq. Kjo ka ndodhur për një kohë të gjatë, që nga viti 1956, por statistikat e 8 viteve të fundit janë vërtet mbresëlënëse. Reali i Madridit ka fituar 16 nga 18 titujt për të cilët luajti një finale, duke u mundur dy herë vetëm nga Atletiko e Madridit e trajnerit Simeone, në 2014 në Superkupën e Spanjës dhe në 2018 në finalen e Superkupës së Europës. Të gjitha finalet e tjera janë fituar, edhe në Champions (4), edhe në Superkupën e Spanjës, Superkupën  e Europës dhe Kupën  e Botës për klubet.

Sfidanti.al