Një luftëtar si Didi Haman sheh pak luftëtarë tek Bajerni i sotëm!

Deri tani kemi dëgjuar lavdërime për fushatën e përforcimeve në “Zebener Shtrase”. Mund të jetë thënë që Mane apo De Ligt nuk janë klas botëror (Mikael Rumenige), por sërish janë lëvduar Salihamixhiç e Oli Kahn, veçse një ish-yll i Bajernit dhe i Liverpulit, Didi Haman(në foto), flet ndryshe. “Ka shumë artistë në ekipin e sotëm, – thotë Haman, – mendoj se ka një apo dy më shumë sesa duhet, ndërsa në ekip nuk ka vetëm poezi, duhen edhe ata që “mbajnë ujë”, ata që punojnë fort dhe luftojnë”. Haman e ka fjalën  për lojtarë siç ka qenë ai vetë apo Shvajnshtajgeri.

Sfidanti.al