Katalanasit diheshin që ishin në krye të renditjes falë projekteve dhe energjisë së pashtershme të presidentit Zhoan Laporta. Barcelona është klubi që ka shpenzuar më shumë në Europë këtë verë duke marrë deri tani 5 lojtarë, e duke kërkuar edhe 2 të tjerë.Vlera është 158 milionë euro pa llogaritur se çfarë do të japë në bazë të klauzolave. Në vend të dytë është Bajerni me 137.5 milionë euro, ndërsa i treti Arsenali me 132.6 milionë euro. Në këtë renditje, Reali i Madridit është vetëm në vendin e 15-të me 80 milionë euro të harxhuara, ndonëse ka ende edhe 4 javë deri në mbylljen e afatit. Liverpuli po ashtu ka shpenzuar pak, 85.8 milionëeuro duke qenë në vendin e 13-të.
Sfidanti.al