Oferta është e njëjtë thuajse me atë të Man. Junajtidit, dhe mesfushori holandez duhet të vendosë. Bëhet fjalë për shumë para, 71 milionë paundë stërlina në Angli dhe 85 milionë euro në BashkiminEuropian. Kjo është ajo që jep Çelsi për kartonin e Frenki De Jongut, ndonëse raportet me Barcelonën janë shkatërruar pas historive me Rafinjën dhe Kundenë. Barça mori dy objektiva të bluve. Edhe Man. Junajtidi do të japë 85 milionë euro, por De Jongu nuk ka dëshirë të shkojë në “Old Traford”, ndërsa Çelsin e sheh me sy më të mirë.
Sfidanti.al