E ka marrë një refuzim të prerë nga futbollisti, por si një “dashnor i thekur” edhe klubi anglez nuk ka ndërmend të heqë dorë. Mançester Junajtidi e sheh se nuk ka shumë në dispozicion, dhe se duhet të bëjë diçka për ta bërë për vete Frenki De Jongun, ndaj edhe ka vendosur të bëhet “bujar”. Sipas mediave angleze, klubi i “Old Trafordit” është gati jo vetëm që t’i japë mesfushorit holandez rrogën që merr tek Barcelona, 535 000 eurosh në javë, por edhe t’i paguajë edhe mbi 20 milionë euro të tjera që janë rroga të prapambetura, që Barça nuk ka pasur mundësi që t’ia japë. Junajtidi do të jetë i detyruar të paguajë 88 milionë euro për kartonin e De Jongut, pasi është arritur akordi me klubin katalanas.
Sfidanti.al