Ndeshje përgatitore të kësaj stine ishin llogaritur në të vërtetë pesë. Zikaltërit u ndeshën me Luganon (4-1), Monakon (2-2) dhe Lensin (0-1), ndërsa sot do të jenë përballë Lionit në Çezenë si dhe do të luajnë ndaj Vijarrealit në 6 gusht në Peskarë. Gjithsesi, trajneri Simone Inzagi ka zhvilluar edhe 3 miqësore të tjera me skuadra shumë më modeste, dhe me dyer të mbyllura në kompleksin stërvitor, ndaj Milanezes (10-0), Novarës (8-1) dhe Pro Sestos (6-1). Sipas “La Gazeta delo Sportit”, tekniku kërkon që ekipi të mësohet me një kalendar tepër të ngarkuar këtë sezon, ku do të luhet në Serinë A, Champions, Kupën e Italisë si dhe ku do të jetë Botërori i Katarit. Sipas këtyre skemave, pritet që Kristjan Asllani të ketë minutazh më të madh për të luajtur.
Sfidanti.al