Pritet që nesër të udhëtojë për në Lombardi, dhe shpejt të veshë fanelën kuqezi. Sharl De Keteler mund të quhet pa gabuar lojtar i Milanit, pasi klubi italian dhe Bryzhi duket se u morën vesh përfundimisht. Milani pranon pak a shumë kërkesat e klubit belg, dhe si përgjigjet pranohet “uvertura” e tij për mesfushorin. “La Gazeta delo Sport” raporton se flitet për 32 milionë euro të garantuara për Bryzhin, plus 3 milionë euro në formë klauzolash, si dhe me belgët që ruajnë të drejtën e një përqindjeje të kartonit në rast të një shitjeje të ardhshme prej më shumë se 32 milionë eurove. Një goditje e mirë për Milanin, ndërsa sezonin pritet që të fillojë shpejt.
Sfidanti.al