Si mund t’i shkojnë punët Torinos kur trajneri dhe drejtori sportiv sherrosen fizikisht?!

Nga skuadra e Serisë A janë larguar lojtarë tepër të rëndësishëm si Andrea Beloti dhe Bremer, pra ish-kapiteni e sulmuesi më i mirë, si dhe mbrojtësi më i mirë. Ka lojtarë që janë afruar apo konfirmuar, por me shpenzime të vogla rreth 13 milionë euro, dhe ekipi duket i fortë, por atmosfera për fat të keq është krejt negative. Kulmi arriti kur u zbulua nga kamerat e një parkimi, në vendin ku Torino është në fazë përgatitore, e sherrit fizik mes trajnerit Juriç dhe drejtorit sportiv, Davide Vanjati. Nuk dihet historia e acarimit mes dy burrave, por sipas asaj që u pa dhe dëgjua nga Austria, Vanjati e ofendoi trajnerin duke i thënë se “unë do të ndërtoj ekipin, ndërsa ti do ta stëvisësh dhe duhet ta bësh mirë”. Kroati ia ktheu ofendimin dhe i futi një të shtyrë, pastaj u desh dikush tjetër për t’i ndarë. Si mund të shkojnë punë në një ekip dhe klub kur drejtuesit zihen kështu?!

Sfidanti.al