De Jongu lë Barcelonën vetëm për Çelsin, por gjendet në një “shkëmbim zjarri”!

Mjaftoi sulmi I katalanasve për Zhyl Kundenë që “idili” të prishej. Në të vërtetë, në futbollin profesionist nuk punohet në bazë të ndjenjave, por gjithsesi ka momente kur nervat bëhen “tel” dhe flitet për mungesë respekti apo pabesi. Kështu po akuzon Çelsi Barcelonën pasi “blaugranët” janë duke marrë mbrojtësin Zhyl Kunde nga Sevilja. Futbollisti francez preferon “Kamp Noun” përpara “Stemford Brixhit”, por kjo pritet të ketë pasoja. Së pari, londinezët as nuk duan t’ia dinë që Markos Alonso apo Sezar Azpilikueta mund të kalojnë tek Barça. Tani kjo gjë duhet të “ndalohet me ligj”. Së dyti, Frenki De Jongu I katalanasve është betuar se do të largohet nga ekipi vetëm nëse shkon tek Çelsi. Si I bëhet? A do t’i zbresin nervat palëve, apo mesfushori holandez do të mbetet “i vrarë” nga “shkëmbimi I zjarrit”?

Sfidanti.al