Sulmuesi francez ia ka bërë vetë të keqen vetes, pasi ka shënuar vetëm 8 gola sezonin e kaluar. Këta janë shumë pak për një ekip me pretendime si Atletiko e Madridit, dhe që e ka vlerësuar lart sulmuesin francez, kampion të botës. Kriza e Antuan Grizmanit vazhdon, nuk ka mbetur aspak prapa tek Barcelona, dhe trajneri i Atletikos, Simeone, po mendon “t’i japë duart” në mënyrë që të sjellë në ekip Kristiano Ronaldon. Edhe pse superylli portugez është 37 vjeç e shpejt do të bëhet 38, ai shënoi 24 gola sezonin e kaluar për Mançester Junajtidin, shumë më tepër sesa Grizmani. Gjithsesi, në Spanjë thuhet se tifozët janë kundër pasi CR7 është tallur shpesh me Atletikon.
Sfidanti.al