Kur të kërkon një skuadër si Mançester Siti, është e vështirë që ta kundërpeshosh nga ana financiare. Bukajo Saka, ylli i Arsenalit dhe i Anglisë, është nën vëmendjen e klubit të Pep Guardiolës dhe kjo ka nxitur londinezët që të provojnë ta mbajnë. Mediat shkruajnë se Arsenali jep rreth 150 000 paundë stërlina në javë si rrogë për Sakanë, që do të thotë më shumë se dyfishi i rrogës së tanishme prej 70 000 paundësh në javë. Kontrata e tij përfundon në 2024, dhe “topçinjtë” shpresojnë që ta zgjasin sa më shumë që të jetë e mundur. Nuk dihet ende se çfarë do të bëjë futbollisti, por është e sigurt se Siti nuk mundet dot me këtë nivel rroge sepse mund të japë mbi 200 000 paundë stërlina në javë, pa asnjë lloj problemi.
Sfidanti.al