Vazhdon “Cirku i Las Vegasit” për Barcelonën, plus 400 milionë euro dhe blerja e Kundesë!

Të kuptohemi, mbrojtësi francez nuk është siguruar ende, madje Çelsi beson se është favorit. Gjithsesi, kur futet në lojë Barcelona gjërat mund të ndryshojnë rrufeshëm. Lajmet janë që presidenti Laporta dhe drejtuesit e klubit kanë realizuar një tjetër operacion të madh financiar, që siguron fonde për momentin, edhe pse prish punë në një synim afatgjatë. Barça ka shitur një tjetër 15 për qind të së drejtave televizive, të cilat tani do t’i shfrytëzojë një kompani amerikane, por ka marrë 400 milionë euro. Ky cilësohet “cirku i Las Vegasit” nga mediat madrilene, që ia kanë frikën kësaj Barcelone pas prezantimit të Robert Levandovskit. Tashmë, pritet që katalanasit të rrisin ofertën për mbrojtësin e Seviljes, Zhyl Kunde, për të cilin Çelsi është gati të paguajë 65 milionë euro.

Sfidanti.al