Të kuptohemi, mbrojtësi francez nuk është siguruar ende, madje Çelsi beson se është favorit. Gjithsesi, kur futet në lojë Barcelona gjërat mund të ndryshojnë rrufeshëm. Lajmet janë që presidenti Laporta dhe drejtuesit e klubit kanë realizuar një tjetër operacion të madh financiar, që siguron fonde për momentin, edhe pse prish punë në një synim afatgjatë.